Dy ekipet e CS:GO, 00NATION dhe 9z shkëmbejnë lojtarët

14:45 | 5 Janar 2023
A. B.

Lucas “⁠nqz⁠” Soares dhe Santino “try” Rigal kanë shkëmbyer zyrtarisht vendet në 9z dhe 00NATION përpara sezonit 2023.

9z dhe 00NATION kanë njoftuar një shkëmbim lojtarësh midis dy organizatave, tani lojtari nqz do të kaloj tek 00NATION për ta kompletuar një ekip me lojtar brazilian, ndërsa try do të bëhet pjesë e ekipit 9z.

Lëvizjet konfirmojnë raportet e mëparshme nga fillimi i janarit, të cilat deklaronin se një shkëmbim lojtarësh midis organizatave ishte i pashmangshëm pavarësisht se nqz ishte gjithashtu në bisedime për t’u bashkuar me ekipin Fluxo në atë kohë.

Nqz largohet nga 9z pasi ka kaluar gjashtë muajt e fundit me ekipin, gjatë kësaj kohe, snajperi brazilian ishte lojtari më i vlerësuar i skuadrës me një vlerësim 1.19.

Ndërkohë, try në anën tjetër largohet nga 00NATION për t’u lidhur me 9z , ekip të cilin më parë e përfaqësoi nga shkurti 2020 deri në janar 2022.

Këto janë formacionet e dy ekipeve pas ndryshimeve të fundit:

9z

Franco “⁠dgt⁠” Garcia

Maximiliano “⁠max⁠” Gonzalez

David “⁠dav1deuS⁠” Tapia Maldonado

Nicolás “⁠buda⁠” Kramer

Santino “⁠try⁠” Rigal

00NATION

Marcelo “⁠coldzera⁠” David

Eduardo “⁠dumau⁠” Wolkmer

Bruno “⁠latto⁠” Rebelatto

Epitacio “⁠TACO⁠” de Melo

Lucas “⁠nqz⁠” Soares

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme