Vijon mbledhja dy ditore që po zhvillon Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me ministrat në Vilën 31 në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama iu është përgjigjur kritikëve teksa shkruan se viti që lamë pas ka arritur rekord të eksporteve bujqësore.
“2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD (Dollarë) në 78 vende të botës. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë Shqipërinë 2030 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia,” ka shkruar kreu i qeverisë krahas fotos që ka ndarë. /arbresh.info/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...