Ish-drejtori i DSK-së, tashmë i burgosur, Sasho Mijalkov, nuk e ka pritur vitin e ri në burgun e Strugës, ku po vuan dënimin me burg. Ai ka qenë në fundjavë të zgjatur, domethënë ka kaluar tre ditë jashtë institucionit. Këtë privilegj ia ka dhënë drejtori i burgut, Valjon Kjulja. Mijalkov doli të enjten, më 29 dhjetor, vetëm tre ditë pasi ishte në gjyq në Gjykatën Penale të Shkupit. Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve pretendon se ai është kthyer më 1 janar, pra të dielën.
Në burgun e Strugës, Mijallkov ka trajtim të hapur – që do të thotë se është vendosur në repartin më liberal. Natën e ndërrimit të viteve nuk është hera e parë që shfrytëzon privilegje nga burgu i Strugës. Dhe para kësaj, në shtator, ai u lirua në një fundjavë për tre ditë. Drejtori Kulja i ofron këto lehtësira dhe për to ka dijeni edhe Administrata e Zbatimit të Sanksioneve.
Sa i përket Mijallkovit, në opinion pati një sërë polemikash nëse ai qëndron fare në burgun e Strugës apo nëse ndodhet në hotelin “Marriot”, i cili është pjesërisht në pronësi të një kompanie të familjes së tij të ngushtë.
“A1on” ka pyetur nëse kjo është e vërtetë, por ai zgjodhi të mos përgjigjej. Administrata për sanksione pretendon se kur kanë bërë kontroll të jashtëzakonshëm, të paralajmëruar përmes mediave, e kanë gjetur Mijalkovin në ambientet e burgut, si dhe kanë kontrolluar edhe video-përgjimin.
“Në video-përgjimin në KPD Strugë janë shqyrtuar incizimet dhe nuk është konstatuar se i dënuari ka dalë nga burgu dhe më pas është kthyer”, theksojnë për “A1on” nga Administrata e Sanksioneve.
Ndryshe, kundër ish-drejtorit të DSK-së ka gjashtë lëndë të hapura. Dënimi i vetëm që po vuan është për rastin “Perandoria”, ku Mijlakov mori tre vjet burg, të cilat tani i vuan në burgun e Strugës.
Të gjitha aktgjykimet për Mijallkovin janë anuluar dhe janë nënshkruar nga gjyqtarët e Apelit të Shkupit./Telegrafi/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...