Google ADS

Zëvendëskryeministrja Gërvalla pritet të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papë Benediktit XVI

08:18 | 5 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e shoqëruar nga përfaqësuesi i Presidentes së Republikës së Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papës Emeritus Benediktit XVI, e cila organizohet në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan, thuhet në njoftimin e MPJD.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm shumë liderë dhe delegacione të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.

Pjesëmarrja në këtë ceremoni e delegacionit zyrtar të Kosovës, dëshmon për respektin që Papë Benedikti XVI gëzon ndër qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për kujdesin që Kosova u kushton tradicionalisht raporteve me Selinë e Shenjtë.

Papa Benedikti XVI ndërroi jetë ditë më parë. Ai ishte njëri ndër teologët më të njohur në botë. Ai e udhëhoqi kishën katolike të Romës nga viti 2005 e deri më 2013, kur dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme