Moisiu: Kalova 7 porta për të shkuar tek Thaçi, më erdhi rëndë kur e pashë atje

22:44 | 4 Janar 2023
E.H

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka komentuar takimin me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai tha se burgu ku rrinte Thaçi ishte me 7 porta ndërsa shtoi se i erdhi rëndë kur pa një ish-president të mbyllur atje.

”Ai ishte një burg me 7 porta me çelës të ndryshëm, njëri i mbyllte e tjetri i hapte. Pra një burg me siguri të jashtëzakonshme. Më erdhi shumë rëndë kur pashë një ish-president të mbyllur atje. Të shikoje këta njerëz që sakrifikuan jetën dhe familjen e tyre, gjithçka që kishin, vunë kokën në rrezik. Ata mbaheshin mire, me kurajo, kishin besim tek drejtësia por unë për veten time nuk kam shumë besim. Kjo është për t’i bërë qejfin serbëve”, tha ai.

”Në periudhën e luftës, në shkollë bënim mbledhje klandestine dhe gjithmonë na thuhej çdo bëhet me Kosovën sepse armiku është i përbashkët. Në shkollat shqiptare në vitet ’36-‘37, ne këndonim për Kosovë e Çamëri, ja vdekje ja liri. Pra ishim edukuar për të kërkuar llogari se perse këta njerëz janë atje dhe jo këtu me ne”, tha Moisiu në Euronews Albania.

Të ngjashme