Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, e ka dekretuar Ligjin e Pagave për Sektorin Publik.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, tha Kupina.
Pas dekretimit hapet rruga që ligji të publikohet në gazetën zyrtare dhe pas një muaji hyn në fuqi.
Ky Ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 22 dhjetor të vitit të kaluar.
Ky ligj parasheh që të krijojë një sistem të njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik, që përfshin parimet dhe rregullat për përcaktim të pagës në sektorin publik./arbresh.info/
Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë nd...
Paqartësi rreth Procesit të Berlinit, Kosova kushtëzohet nga...
Rashica gjen golin e parë në edicionin e ri me Besiktasin
Peci bën homazhe tek ish-profesorët e tij që u vranë në ’98-...
Sovraniteti i Urdhrit Bektashi/ Selia Botërore e Bektashinjv...
Roma shënon fitoren e parë në Serie A këtë edicion