Google ADS

Doktor Avdyl Pacolli jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë

16:55 | 4 Janar 2023
E.H

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli për arbresh.info ka dhënë detaje për vdekjen e dyshimtë të një gruaje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Pacolli tha se viktima është rreth moshës 30-vjecare dhe në vendin e ngjarjes kishe pasur gjak të përmasave të mëdha.

“Diku rreth orës 13:11 kemi pasur një thirrje prej një qytetari për një vdekje të dyshimtë. Diku rreth 13:15 ekipa ka mbërri në vendin e ngjarjes. Ka taku qytetarin që ka bë thirrje dhe në hyrje të objektit të banesës, qysh prej hyrjes ka pasur masa të gjakut deri në pllaton e katit të dytë. Në pllaton e katit të dytë ka taku një person të gjinisë femërorë rreth moshës 30 vjeçare pa shenja jete. Me të konstatuar vdekjen ekipa ka thirrur shërbimin policorë të Kosovës sikurse ka lyp të jetë prezent mjekësia ligjore dhe mandej nëpërmjet Policisë së Kosovës janë thirr edhe prokuroria e shtetit që janë duke u marr me rastin. Viktima pra rreth moshës 30 vjeçe pa shenja jete. Ka pas përmasa gjaku gjatë gjithë shkallëve deri edhe sikurse organet e frymëmarrjes së saj kanë qenë të ngulfatura nga përmasat e gjakut”, deklaroi Pacolli për arbresh.info.

Ndërsa i pyetur se a kishte shenja të dhunës viktima, Pacolli bëri të ditur se nuk mund të jap detaje të tjera.

“Un nuk mundem me thënë këtë sepse është një protokoll për vdekje të dyshimta. Qysh e gjanë ekipa ashtu e lenë viktimën vetëm e konstaton vdekjen dhe më pastaj është mjekësia ligjore që ka me u merr me çdo detaj. Prandaj ne e kemi të pamundur për me e ba konstatimin ose me bo gjëra të tilla”, u shpreh ai.

Kujtojmë se sot rreth orës 13:00 në një objekt në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një grua.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë për arbresh.info

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme