Qeveria japoneze ka rritur stimujt për të joshur njerëzit të kalojnë të jetojnë në zona rajonale ‘më pak në modë’ të goditura nga plakja dhe zvogëlimi i popullsisë
Japonia ofron 1 milion jen (7,500 dollarë) për një fëmijë për familjet që shpërngulen nga Tokio, si një përpjekje për të rikthyer rënien e popullsisë në rajone.
Nxitja – një rritje dramatike nga tarifa e mëparshme e zhvendosjes prej 300,000 jen – do të futet në prill, sipas raporteve të mediave japoneze, si pjesë e një shtytjeje zyrtare për t’i dhënë jetë qyteteve dhe fshatrave në rënie, shkruan The Guardian.
Megjithëse, popullsia e Tokios ra për herë të parë vitin e kaluar – një prirje që i atribohet pjesërisht pandemisë së koronavirusit – ligjvënësit besojnë se duhet bërë më shumë për të ulur dendësinë e popullsisë së qytetit dhe për të inkurajuar njerëzit të fillojnë jetë të reja në pjesët “jo në modë” të vendit që kanë qenë goditur nga plakja, zvogëlimi i popullsisë dhe migrimi i të rinjve në Tokio, Osaka dhe qytete të tjera të mëdha.
Për të marrë përfitimet, familjet duhet të lëvizin jashtë zonës më të madhe të Tokios, megjithëse disa mund të marrin paratë nëse zhvendosen në zonat malore që shtrihen brenda kufijve të qytetit, tha agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar zyrtarët, përcjell Klankosova.tv.
Rreth 1,300 komuna, afërsisht 80% e totalit – i janë bashkuar skemës, duke shpresuar të përfitojnë nga një ndryshim në qëndrimet e publikut ndaj cilësisë së jetës që mori vrull gjatë pandemisë, kur më shumë punëtorë zbuluan përfitimet e punës në distancë.
Përpjekja e fundit për të rigjallëruar rajonet vjen në mes të një rënieje tjetër të popullsisë së Japonisë.
Popullsia e ekonomisë së tretë më të madhe në botë pësoi një rënie rekord prej 644,000 në 2020-2021, sipas të dhënave të qeverisë. Ajo pritet të bjerë nga 125 milionë e tanishme në rreth 88 milionë në vitin 2065 – një rënie prej 30% në 45 vjet.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...