Një boksier i ri shqiptar është gjetur i pajetë në shinat e një hekurudhe treni në Gjermani.
Mediat vendase raportojnë se kanë qenë punonjësit ata që kanë pikasur trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë. 23 vjeçari i identifikuar si Liridon.B ishte një kampion boksi për të rinjtë.
Gazeta BILD shkruan se në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridoni ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M. Boksieri i ri goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit shokun e tij, duke e plagosur rëndë.
Ky i fundit shkoi në klinikë për t’u mjekuar. Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë.
Ai kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar me thikë.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ai ta ketë goditur veten nën ndikimin e drogës.
Priten rezultat e hetimeve dhe analizave kimiko-toksikologjike për të zbardhur ngjarjen.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...