Policia del me detaje të reja për vrasjen në Prizren: Gjuajtjet me armë nisën brenda lokalit

09:20 | 4 Janar 2023
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i ditës së djeshme në Prizren, ku si pasojë i shkëmbimit të zjarrit ka ndërruar jetë një person, janë arrestuar gjashtë të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre personat e përfshirë në rastin ishin shtetas të Shqipërisë ku me pas janë larguar drejt Shqipërisë.

Në raportin 24 orësh, policia ka bërë me dije se fillimisht, në lokalin “Kobra City” ka pasur shkëmbim zjarri, e më pas konflikti ka vazhduar edhe jashtë lokalit.

“Është raportuar se, nga disa persona në një lokal ka pasur shkëmbim zjarri. Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin shtetas të Shqipërisë janë larguar me veturë në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë, është konfirmuar se njëri nga personat e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokalin ku ka ndodhur incidenti, dhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin, janë sekuestruar disa dëshmi. Po ashtu në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Njësitë e hetuesisë janë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë për vazhdimin e ekzaminimeve e trupit të pajetë si dhe veturën e viktimës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bejmë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në lokalin Kobra City me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve.

Ketë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala.

“Kallëzimin penal nuk e kom marrë, jemi në zhvillim të hetimit, jemi në mbledhje të provave. Është përmendur shuma prej 400 eurove nga dëshmitarët, por se çka ka të vërteta këtu pritet të kuptohet më vonë kur të kryhen hetimet”, tha prokuroria e rastit, Nazan Shero./arbresh.info/

Të ngjashme