Dy aksidente me pasoja të rënda ndodhen pasditen e kësaj të marte në Divjakë. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 16 e 20 në aksin rrugor Gradishtë-Spolat, kur një automjet me të cilin udhëtonin 5 të rinj doli nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, ndërsa kanë mbetur të plagosur katër të rinj të tjerë të moshës nga 18 deri në 24 vjeç që jetonin me të.
Policia dhe autoambulancat mbërritën në vendin e aksidentit.
30 minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi po ashtu në Divjakë. Një automjet që drejtohej nga një vajzë doli nga rruga. Për pasoje ka humbur jetën pasagjerja që ishte e ëma e drejtueses së automjetit dhe është plagosur vetë drejtuesja.
Në të dyja aksidentet policia dyshon se shkak ka qenë shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit që ka sjellë humbjen e vëmendjes së shoferëve në timonë./TCh
Dogana e Kosovës me rekord, mbi 1.5 miliardë euro të hyra
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League