A është vështirë të jesh fytyrë publike sipas deputetes Musliu-Shoshi

17:02 | 3 Janar 2023
E.H

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi na tregon më shumë se sa i është vështirësuar jeta pasi u bë fytyrë publike si dhe sa gjen kohë për familje, fëmijë e shoqëri.

Nuk arrijmë që të kemi për kafe për neja më njëra-tjetrën ose në shtëpi të atyre ose në timen, sepse tani thuajse në 90 për qind të gjitha janë me fëmijë, disa të vegjël disa pak më të rritur.

“Në fakt para se të jem në jetën publike ka qenë shumë më e lehtë që të kem kohë më shumë për vetën, të kem kohë më shumë për familjen, të kem kohë më shumë për shoqërinë. Tani po kalojnë muaj të tërë dhe un nuk po arrij që ti takoj shoqet e mija. Nuk arrijmë që të kemi për kafe për neja më njëra-tjetrën ose në shtëpi të atyre ose në timen, sepse tani thuajse në 90 për qind të gjitha janë me fëmijë, disa të vegjël disa pak më të rritur. Mirëpo e shoh që ato mblidhen dhe unë nuk kam kohë që të jem pjesë e asaj kënaqësisë që e kemi pas gjithmonë mandej edhe kur del edhe në mbrëmje por edhe ditën kur je fytyrë publike është pak më ndryshe. Pra nuk je më e lirë që të bisedosh, që të kesh atë rehatinë që e ke pas më herët në vende publike dhe e shoh që kjo pjesë bajagi shumë më mungon pra që të kem kohë të lirë dhe të kaloj me shoqet e mija ashtu siç kam bërë më herët”, tha Musliu-Shoshi.

Ajo thotë se maksimumin e kohës së lirë të saj mundohet t’ia kushtojë familjes.

“Ndërsa sa i përket familjes, provoj që maksimumin e kohës sa e kam të lirë gjithmonë ta kem në prioritet nëse mund të them të rehatoj shtëpinë dhe familjen time dhe pastaj të merrem me aktivitete të tjera ditore të cilat nuk janë të pakta”, tha Musliu-Shoshi. /arbresh.info/ Ejona Hyseni/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme