Digjen disa vetura në Pejë

16:54 | 3 Janar 2023
E.H

Tre vetura janë përfshirë nga zjarri ndërsa dy të tjera janë dëmtuar në orët e para të ditës së marte në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë.

Nga ky rast janë shkaktuar mijëra euro dëme.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se nga zjarri janë dëmtuar gjithsejt pesë vetura.

Ai theksoi janë intervistuar pronarët e këtyre veturave derisa rasti po cilësohet si “zjarrvënie”.

“Policia është informuar rreth orës 03:54 se në rrugën “Qerim Muriqi” janë djegur disa vetura. Si pasojë e zjarrit janë djegur tre vetura derisa nga zjarri janë dëmtuar gjithsejt pesë vetura. Janë intervistuar pronarët e veturave. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente dhe po cilësohet si “zjarrvënie”. Jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve, për të parë shkaktarin e rastit”, tha Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme