“Shumë tronditëse”, drejtori i Gjinekologjisë flet për herë të parë rreth vrasjes së Hamide Magashit

14:15 | 3 Janar 2023
L G

Për herë të parë rreth rastit tragjik të vrasjes së gruas shtatzënë Hamide Magashit në oborrin e klinikës së Gjinekologjisë së QKUK-së ka folur drejtori Zef Ndrejaj.

Ai ka thënë se ky është rasti më tragjik që ka ndodhur në Gjinekologji që nga pas lufta.

“Shumë tronditëse. Është rasti i parë që 22 vite që ka ndodh jashtë klinikës po flas. Se në klinikë ndoshta është një send i mirë që kemi bërë e kemi ndal dhe hyrjen e palëve brenda klinikës, që e kemi lënë një derë të vetme. Paramendo nëse kish pas me hy përmes 5 a 6 hyrjeve brenda në klinikë, ndoshta kishte mundur me hy vrasësi dhe në dhomë dhe me shkaktu dhe ndonjë vrasje tjetër dhe gjatë korridorit gjatë ecjes me shkaktu dhe vrasje të personelit. Por fati që kemi marrë një hap dhe e kemi stopu hyrjen brenda të palëve pa nevojë”, ka deklaruar Ndrejaj.

Nga 1 janari deri në dhjetor të vitit 2022 janë kryer 8 mijë e 520 lindje. Prej tyre me prerje cezariane janë 3 mijë e 010 raste. Lindje me binjak 214 dhe lindje me tre femijë -Trigemini 21 raste. Ndërsa prej këtij numri të lindjeve 4 mijë e 479 janë meshkuj dhe 4 mijë e 278 femra./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme