Google ADS

Veseli e thërret në telefon Mozzik-un, reperi tregon bisedën mes tyre

08:56 | 3 Janar 2023
A. B.

Reperi i njohur, Mozzik ka njoftuar se ka pranuar një telefonatë nga ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, që po mbahet në paraburgim në Hagë.

Veseli ia ka uruar Mozzikut Vitin e Ri

“Edhe nga aj vend i bjen nërmend me na uru për festa e për një vit të mbarë.
Mirë ish shumë, të fala tha mi bën gjithëve! I thash edhe na jemi mirë të gjithë , veq nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët tu”, ka shkruar Mozzik.

Veseli dhe Mozzik e kanë shprehur një miqësi mes tyre edhe gjatë kohës sa Veseli ishte aktiv në skenën politike. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme