Një rast i ri me Covid-19 në 24 orët e fundit

12:47 | 3 Janar 2023
L G

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast i ri me Covid-19, nga vetëm 2 testimet sa janë bërë gjithsejtë.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse është shëruar një.

Ndërsa prej fillimit , me Covid-19, në Kosovë, janë identifikuar 272,288, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 050, njofton Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme