Google ADS

A synon Zemaj postin e kryetarit të komunës së Deçanit në të ardhmen?

17:03 | 2 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një intervistë për arbresh.info, ka folur edhe për pretendimet e tij politike në të ardhmen.

I pyetur nëse synon që në të ardhmen të kandidojë për të parin e komunës së Deçanit, prej nga edhe ka prejardhjen, Zemaj ka deklaruar se ka interes më shumë të jetë pjesë e politikës qendrore, e më pak e asaj lokale.

Megjithëkëtë, Zemaj ka theksuar se të ardhmes nuk i dihet, dhe nëse partia e tij e sheh të arsyeshme që të kandidojë për atë pozitë, atëherë ai  nuk do hezitonte ta bënte një gjë të tillë.

“Unë i përkas më shumë politikës nacionale, jo pse nuk merrna me problemet dhe hallet e qytetarëve në nivel lokal, por kështu jam ndërtuar politikisht, por nuk i dihet asnjëherë, nëse ekziston nevoja, nëse ekziston thirrja ose vlerësimi nga subjekti politik, pse jo ndonjëherë mund të jem një prej kandidaturave që unë mendoj dhe të tjerët me përkrahje serioze, qoftë për ta udhëhequr komunën e Deçanit apo ndonjë pozitë tjetër që kërkohet nga LDK-ja.”, tha Zemaj për arbresh.info.

Në të kaluarën, Zemaj ka qenë edhe kryetar i degës së LDK-së në komunën e Deçanit, por, asnjëherë nuk ka kandiduar për pozitën e të parit në atë komunë./arbresh.info/ Emir Abduramani/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme