Pas barazimit që mbërriti në ndeshjen e fundit të vitit 2022 ndaj Evertonit, Manchester City po përgatitet për vitin 2023 për ta nisur sërish me këmbën e djathtë.
Nga faqja zyrtare e “qytetarëve” vijnë fjalë kurioze nga Pep Guardiola për disa “teknika” që përdor për të zgjedhur, herë pas here, 11-shen më të mirë titullar.
“Natyrisht ne e dimë se do të jenë 11 lojtarë në fushë në fillim të ndeshjes. Ne nuk mund të vendosim 13”, – filloi Guardiola.
“Është e vështirë për mua të zgjedh çdo herë. Në çdo rast, një nga lojtarët më të mirë nuk do të luajë. Kohët e fundit, ndoshta për shkak se po plakem, i kushtoj vëmendje kryesisht gjuhës së trupit, në stërvitje dhe kështu me radhë”.
“Nuk mund të luash mirë kur je i pakënaqur. Ndonjëherë i zgjedh lojtarët bazuar në disponimin e tyre në këtë moment. Ky faktor është një nga më të rëndësishmit në përcaktimin e përbërjes së ekipit, sepse falë tij e di sa të mirë do të jenë kur të dalin në fushë. Herë të tjera gjuha e trupit nuk do të jetë e mirë dhe në këtë kuptim bëhet më komplekse”./ rtsh
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër