Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga NISMA Zafir Berisha, në një intervistë për arbresh.info, ka treguar më shumë rreth jetës së tij private.
“Zafa”, siç quhet në Prizren, tregon se shumë shpesh vendos që ta vizitojë fshatin e tij të lindjes, Billushën, si vend ku kryqëzohet nostalgjia dhe dashuria e tij për fëmijërinë dhe njerëzit me të cilët është rritur.
Ai tha se gjatë kohës së lirë del shpesh me shoqëri dhe gjuan me armë, me gjahtarinë si pasion i tij i kamotshëm.
Ai e rifreskoi atë që kishte thënë para dy viteve, se “interesant dhe lajm është Zafa me u pa me violinë, e jo me u pa me armë në mal”.
“Unë natyrisht që kohën e lirë e kaloj me shokë dhe miq, pasion të veçantë e kam atë që më lidhet me jetën, pra, sporti i gjahtarisë, dhe ky sport i cili ndoshta dikujt po i bien në sy, por, ashtu siç e kam thënë edhe më herët, interesant dhe lajm është me e pa Zafën me violinë, e jo me armë në mal. Kjo është një storie e jetës së përditshme që e kaloj si qytetar bashkë me gjithë hallet dhe problemet që ka shoqëria jonë”, tha Berisha./EmirAbduramani/arbresh.info/
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës