Prizrenit i është ndërruar qeverisja tash e 365 ditë, i pretenduar si Jerusalemi i tyre Partia Demokratike ka arritur ta kthej qeverisjen e saj në këtë qytet pasi në qeverisjen e kaluar ishte Vetëvendosje që ia kishte marr.
Ishte pikërisht Shaqir Totaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit i cili arriti ta mposht Mytaher Haskukajn e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit komunale.
Në një intervistë pak më ndryshe për Arbresh.info, Totaj ka qenë i hapur për shumë tema, ku nuk ka hezituar të na tregoi edhe për çështjet më private të tij, përfshirë edhe familjen.
I pari i Prizrenit tregon se kush i kishte shkuar në mendje menjëherë pas fitores dhe marrjes së pushtetit në këtë komunë.
I pyetur se a po ia “pi dikush cigaren” tinëz, Totaj nuk ka lënë pa treguar edhe për drejtorët e tij të emëruar që siç është shprehja popullore, po ia ‘pinë cigaren’ tinëz.
Kryetarin e Prizrenit e kemi pyetur edhe për projektet e Komunës së Prizrenit për 2023, të cilat do të fillojnë që nga dita e parë e vitit 2023.
Ai ka dhënë edhe një përgjigje interesante, i pyetur nëse do t’i hynte garës përsëri për Prizrenin, tash kur është duke qenë në këtë pozitë.
Kreu i Prizrenit ka folur edhe për familjen e tij, duke treguar familja ka nisur t’i hidhërohet pasi nuk po ka kohë të mjaftueshme për të kaluar me ta
Totaj e kemi pyetur se kush nga dy ish-liderët e PDK-së, Hashim Thaçi, apo kreu aktual Memli Krasniqi, do të mund ta mposhtin nga pushteti sipas tij liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Sipas mendimit tim gjasa kish me pas Kadri Veseli. Me Hashim Thaçin nuk kam pas rastin me punu, dhe për herë të parë e kam takuar fatkeqësisht në burg në Hagë, që kemi biseduar diçka. Me Kadri Veselin, kam pasur bashkëpunim shumë ta afërt, edhe me Memli Krasniqin po ashtu. Të dy janë të mirë, por Kadri Veseli e ka karizmin. Është tip karizmatik, i cili i motivon dhe i mobilizon njerëzit e tjerë. Edhe Krasniqi e ka këtë, por Veseli e ka më të theksuar”, është shprehur Totaj për arbresh.info.
Kryetari i Prizrenit për herë të parë ka pranuar që prokurorët e kanë vizituar për të marrë dokumente të shumta si dëshmi, për ta hetuar paraardhësin e tij, Haskukën.
Totajn e kemi pyetur edhe për përgjimet që janë bërë kundër tij, ndërsa e ka dhënë këtë përgjigje.
Totaj nuk ka pranuar t’i sheh si dështim mos realizimin e premtimeve që i ka dhënë për vitin e parë të mandatit./arbresh.info/Pleurat Salihu/
Video e plotë
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...