Me cilin ministër të Kurtit ishte në të njëjtin grup në fakultet deputetja Musliu-Shoshi?

14:05 | 1 Janar 2023
A Z

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi na tregon se njërin nga ministrat e “Qeverisë Kurti2” e kishte në grup në njërin nga disa fakultete që ajo ka përfunduar.

Për arbresh.info, deputetja e PDK-së, na tregon se në fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë ishte në grupin e njejtë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

“Tani unë i kam disa profesione. Kam mbaru fakultetin e Shkencave Politike në Universitet të Prishtinës. Në të njëjtën kohë kam përfunduar edhe Universitetin Amerikan, pra me degë të veçantë në ekonomi. Këtu më lejo të theksoj që kam qenë katër vite në të njëjtin grup me ministrin Hekuran Murati, dhe pastaj kamë bërë administrim në master”, shprehet Musliu-Shoshi.

Po ashtu, ajo thotë se ka përfunduar masterin në Universitetin Amerikan në Nju Jork si dhe masterin për diplomaci dhe politikë të jashtme në Universitetin e Oxfordit.

“Kam qenë në një master fondacion prej USAID-it dhe këtë e kam përfunduar në Universitetin Amerikanë në bashkëpunim me AIT që është në Nju Jork, dhe pastaj kam vazhduar një master tjetër për diplomaci dhe politikë të jashtme në Universitetin e Oxfordit. Tani jam duke shpresuar që të vazhdoj edhe doktoraturën, sepse jam e pranuar edhe në doktoraturë, mirëpo shumë obligime në punë, shumë obligime në familje dhe po shpresoj që posa të rritet pak Roni do të merrem me këtë pjesë”, bëri të ditur Musliu-Shoshi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme