Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar qytetarët e Kosovës për festën e Vitit të Ri, me theks të veçantë zyrtarët policor të Republikës së Kosovës dhe ka shtuar se ka të atillë që tashmë janë në shërbim duke kryer detyrën e tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se puna dhe përkushtimi i zyrtarëve policor është motiv që të punojmë dhe përpiqemi më shumë në vitin që po ia nis.
Gjersa, ka shkruar se projekti që i ka ardhur koha është forcimi i Kosovës ashtu siç duan të gjithë dhe që nuk mund ta ndalë askush.
“Ndaj sot, gjej rastin që t’ua uroj Vitin e Ri zyrtareve e zyrtarëve policor të Republikës së Kosovës, Zjarrëfikësve, Shërbyesve civil kudo në administratën tonë, grave dhe burrave, vajzave dhe djemve që me besnikëri e shpesh edhe me vetëmohim e këmbëngulje i shërbejnë vendit. Shumë nga ata e ato sonte në ndërrimin e viteve do të jenë në shërbim, në detyrë.Puna dhe përkushtimi i tyre janë motiv shtesë për të punuar e përpjekur edhe më shumë në vitin që po ia nis.Nuk ka asgjë që e ndal një projekt që i ka ardhur koha. Ai projekt është forcimi i Republikës së Kosovës ashtu siç e duam e ashtu siç e meritoni ju të dashur bashkëqytetarë”, ka shkruar Sveçla.
Rëndësi në postimin e tij, Sveçla u ka kushtuar edhe bashkëatdhetarëve, duke iu uruar edhe atyre çdo të mirë në familjet e tyre dhe pushime të mbara, duke theksuar gjithashtu edhe një udhëtim të lehtë për ta.
“Sonte në familjet tona i kemi dhe bashkëatdhetarët tanë që na vizitojnë për çdo vit. I uroj atyre çdo të mirë në familjet e tyre, pushime të mbara e udhëtim të lehtë”, tha Sveçla.
Ai në postimin e tij ka thënë se viti 2022 që po lëm pas ka pasur arritje dhe projekte të përmbushura për të cilat kanë punuar shumë burra e gra të Kosovës.
“Viti që po lëmë pas ishte i mbushur me sprova e arritje, me projekte të përmbushura dhe nisma shpresëdhënëse. Për to kanë punuar me përkushtim mijëra burra dhe gra në shtetin tone”, ka thënë Sveçla./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut