Google ADS

Osmani falënderon Çekinë për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës

15:48 | 31 Dhjetor 2022
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka falënderuar shtetin e Çekisë për kontributin e dhënë brenda gjashtë muajve të fundit për Kosovën në Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Me anë të një cicërime në Twitter, Osmani ka theksuar se urim i saj vjen pasi Republika e Çekisë e përfundon tani mandatin në presidencën evropiane.

“Dua të falënderoj kryeministrin Petr Fjala për lidershipin e shquar të Çekisë dhe për ndihmën që i kanë bërë Kosovës për të ecur para në rrugën e saj evropiane. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme