Haradinaj: Viti 2022 nuk ishte i lehtë

13:45 | 31 Dhjetor 2022
A. B.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një video-mesazhi ka uruar vitin e ri 2023.

Haradinaj në videon e publikuar ka thënë se viti që po lëm pas nuk ka qenë i lehtë, teksa ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtar për mbështetjen e dhënë për Kosovën.

Haradinaj thotë se 2023 do të jetë shumë më i mirë.

“Po e përmbyllim një vit jo të lehtë, vitin 2022, por kemi shumë shpresë dhe jam i bindur që viti që po vjen 2023, do të jetë më i mirë. Nga zemra ju uroj, Gëzuar viti që po vjen”, tha Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme