Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa balistike drejt detit lindor në Gadishullin Korean, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Lëshimi i këtyre raketave është i fundit në numrin e paprecedentë të raketave të testuara nga Koreja e Veriut gjatë këtij viti, teksa Penjani po vazhdon zhvillimin e armëve në mes të spekulimeve se do të kryejë testimin e një arme bërthamore, për të shtatën herë me radhë.
Tri raketat u lëshuan nga provinca Hvange, në jug të kryeqytetit, Phenjan, tha ushtria jugkoreane.
Raketat fluturuan në një letërsi prej 100 kilometrash në një distancë prej 350 kilometrash, tha Ministria japoneze e Mbrojtjes. Edhe ushtria e Koresë së Jugut tha se raketat fluturuan për rreth 350 kilometra.
“Lëshimet e raketave balistike nga Koreja e Veriut janë provokim i madh që minojnë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean, por edhe në mbarë komunitetin ndërkombëtar”, tha ushtria jugkoreane, duke shtuar se këto testime përbëjnë shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Komanda amerikane në Indo-Paqësor tha se raketat e fundit të lëshuara nga Veriut, nuk paraqitën rrezik të menjëhershëm për personelin ushtarak amerikan që gjendet në këtë zonë, e as për aleatët e Uashingtonit. Megjithatë, komanda tha se testimi i këtyre raketave shfaq ndikimin destabilizues të programit të armëve të Koresë së Veriut.
Pa përfshirë raketat e fundit, Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka lëshuar afër 70 raketa balistike, tha agjencia e lajmeve Yonhap, përfshirë edhe tetë raketa balistike ndërkontinentale./REL
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?