30 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

17:13 | 30 Dhjetor 2022
E.H

30 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 470 testime që janë kryer.

Ministria e Shëndetësisë informon se 8 raste pozitive janë në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Berat, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme