Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, në konferencën e fund vitit sot tha se viti 2022 ka qenë një vit sfidues, i cili ka ndikuar edhe në ekonomi dhe në të bërit biznes.
Para mediave, Hajdari tha se gjatë këtij viti është rritur kapaciteti i rezervave shtetërore për produktet bazë për 1600%, nëpërmjet ndihmës së qeverisë me 10 milionë euro buxhet shtesë.
“Gjatë vitit 2022, janë rritur rezervat shtetërore për produktet bazë si: mielli, sheqeri. Kjo rritje është bërë për 1600% krahasuar me vitet tjera, ndërkaq dua ta falënderoj kryeministrin Kurti për ndihmën e tij në këtë proces, siç ka qenë ndihma me 10 milionë euro buxhet shtesë”, tha Hajdari.
Ajo gjithashtu tregoi për masat inspektuese që janë marrë për ndërmarrjet e ndryshme të cilat sipas saj, kanë rritur çmimet jashtë çdo rregulli që parashohin ligjet në fuqi, ku tha se janë bërë 2 mijë e 832 inspektime të bizneseve.
“Kemi realizuar sukses edhe sa i përket inspektimeve nëpër biznese të veprimtarive të ndryshme, ku ato janë rritur për 40%, me gjithsej 2 mijë e 832 inspektime, krahasuar me vitet tjera që ka pasur dukshëm më pak”, theksoi Hajdari për media.
Tutje, Hajdari vlerësoi se në këtë vit është ndaluar armatura jocilësore që është përdorur për 20 vite në ndërtimet e larta, ku tashmë cilësia e saj është rritur për 80%.
Në këtë konferencë, ajo gjithashtu tregoi edhe për ligjet dhe udhëzimet e ndryshme administrative që kanë miratuar gjatë këtij viti në këtë dikaster./arbresh.info/
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...