Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha sot se me programin e Qeverise së Republikës së Kosovës i jepet prioritet zhvillimit ekonomik të vendit dhe për të realizuar këtë program duhet një partneritet i ngushtë mes sektorit publik dhe sektorit privat.
Këto deklarata, Gërxhaliu i bëri gjatë debatit me komunitetin e biznesit lidhur me ecuritë ekonomike si dhe informimin e drejtëpërdrejtë lidhur me reformat e reja në politiken fiskale.
“Janë tri parime kryesore që ka ky program, është zhvillimi ekonomik, punësimi dhe mirëqenia. Këto janë tri shtylla që i duhen Kosovës si kur më parë dhe besoj se që të arrihen këto tri synime duhet një partneritet i ngushtë me mes sektorit publik dhe sektorit privat.
Nëse mendohet për punësim dhe mirëqenie sociale besoj që sektori privat është ai që duhet të jetë shtyllë e arritjes së këtyre objektivave. Mirëpo besoj gjithashtu se është koha të kemi një dialog konstruktiv i cili me qëllim të zhvillimit dhe jo i kritikave të pa argumentuara”, tha kryetari i OEK-ut.
Gërxhaliu u angazhua për hartimin e legjislacionit i cili do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, përmes të cilit dëshirohet të arrihet kualiteti social, qëndrueshmëria ekonomike, të përshpejtohen proceset integruese dhe mbi të gjitha të përmirësohet imazhi i Kosovës dhe përceptimi i Kosovës .
Hikmete Bajrami, ministre e tregtisë dhe industrisë tha se Qeveria përpos hartimit të programit qeveritar ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh.
“Ne i kemi hapur dyert për bizneset, po dëgjojmë për barrierat e juaja, tani kemi një pako fiskale të re e cila ka ardhur nga Ministria e Financave dhe besoj se është mirëpritur nga ana e secilit prej jush, sepse përmirëson ambientin e biznesit. Ne në kuadër të MTI-së po punojmë shumë që të përmirësojmë të gjitha shërbimet që i kemi në mandat për të ju ofruar bizneseve. Ne po punojmë shumë që në fakt t’ju tregojmë të gjithë juve që ambienti i biznesit nuk guxon edhe më tej të mbetet peng i individëve të cilët kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare, andaj kemi ftuar të gjithë komunitetin e biznesit dhe të tjerët që nga dita e parë që të janë sa më bashkëpunues”, tha ministresha Bajrami.
Ndërkaq, Avdullah Hoti, ministër i financave foli për aktivitetin ligjor dhe aktivitete të tjera të cilat lidhem në fushëveprimin e kësaj ministrie dhe theksoi përcaktimin që të krijohen kushtet sa më të volitshme për të bërit biznes.
“Pjesa më e madhe e programit qeverisës është në fushën e ekonomisë. Në forumet e ndryshme ne kemi pas rastin që ta prezantojmë këtë program, por tash jemi në situatë kur kemi filluar ta implementojmë atë. Kemi marrë prej ditës së parë shumë seriozisht dhe me dinamik bukur të madhe propozimet dhe sugjerimet e komuniteti të biznesit dhe i kemi bërë tri ligjet bazike të pakos fiskale. Këto ligje kanë kaluar në Qeveri dhe tash janë në Kuvend”, tha ministri i fiancave.
Ministri Hoti tha se vendimi për faljen e borxheve ka hasur edhe në kritika por edhe përkrahje, por në bazë të analizave që i kanë bërë institucionet e pavarura nga Qeveria ka dalë që ky në përgjithësi ka me qenë vendim që ka me i ndihmu qytetarët dhe bizneset./arbresh.info/.
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës