Pas një fillimi të mbarë dhe të suksesshme të vaksinimit në Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë dhe Drenas sot stacioni i radhës së Karvanit të vaksinimit është Skenderaji.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky aktivitet i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal, si mënyrën më efektive dhe më të dobishme për të parandaluar këto dy sëmundje dhe mbrojtur qytetarët nga format e rënda të tyre.
Pas qytetarëve të Drenasit dje, sot qytetarëve të Skënderajt u është dhënë mundësia që në sheshin “Adem Jashari” të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19, me dozën bivalente përforcuese, thuhet në njoftim./arbresh.info
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës