Google ADS

Lavrov kundërshton ‘formulën e paqes’ të Zelenskyt

09:41 | 29 Dhjetor 2022
A. B.

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka hedhur poshtë “formulën e paqes” të Volodymyr Zelensky si bazë për negociata, shkruan Sky News.

Sipas një raporti të agjencisë ruse të lajmeve RIA, Sergei Lavrov beson se Ukraina nuk është ende gati për bisedime reale të paqes.

Lavrov i tha gjithashtu RIA-s se qëllimi i Ukrainës për të dëbuar Rusinë nga Ukraina lindore dhe Krimea me ndihmën e Perëndimit ishte “një iluzion”.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Lavrov u duk se i dha fund çdo perspektive të menjëhershme të bisedimeve të paqes në konfliktin 10-mujor.

Të hënën vonë në mbrëmje, ai i tha agjencisë së lajmeve Tass: “Propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi [ukrainas], eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që burojnë prej andej, duke përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armiku. Çështja është e thjeshtë: Përmbushni ato për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme