Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas ndërrimit të masës së sigurisë së ish-policit, Dejan Pantiq nga masa e paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak.
Ajo e cilëson si goditje të rëndë për kredibilitetin siç thotë ajo të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave të Kosovës.
Madje Gërvalla thotë se një vendim i tillë konfirmon nevojën e domosdoshme për veting në sistemin e drejtësisë kosovare.
“Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë”, shkroi ajo.
“Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare”, u shpreh Gërvalla.
Kujtojmë së sot ish-polici i Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Pantiq është liruar nga masa e paraburgimit dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Ai është arrestuar në Jarnjë dhe dyshohej për terrorizëm./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?