Është mbledhur sot Qeveria e Kosovës në krye të së cilët qëndron kryeministri, Albin Kurti.
Në këtë mbledhje qeveria ka miratuar shqyrtimin e projekt-udhëzimit Administrativ për mënyrën dhe procedurat e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të sekuestruar dhe konfiskuar.
Ky vendim u miratua në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky projekt-udhëzim duhet të miratohet pasi është i rëndësishëm.
“Qëllimi i këtij projektligji ka qenë që pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të cilat ose janë ose të sekuestruara ose të konfiskuara të jepen me qira ose të shiten. Udhëzimi që keni përpara rregullon procedurat për ta bërë këtë dhe duke pasur parasysh rëndësinë që ka i njëjti ju ftojë ta miratoni”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti: Po kalon me shpejtësi afati i KFOR-it për largimin e barrikadave
Kurti: Po kalon me shpejtësi afati i KFOR-it për largimin e barrikadave
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe