Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha mbrëmjen e 26 dhjetorit se ukrainasit duhet të përgatiten për më shumë sulme raketore ruse. Ai shtoi se mbrojtja ajrore e vendit dhe institucionet shtetërore po përgatiten gjithashtu për më shumë sulme.
“Të gjithë duhet të përgatiten. Kushtoni vëmendje sirenave, ju lutem”, tha ai.
Duke folur për situatën në vijën e frontit, Zelensky tha se Bahmuti dhe Kremina janë zona që kërkojnë forcë dhe përqendrim maksimal.
“Situata atje është e vështirë, e dhimbshme. Pushtuesit po përdorin të gjitha burimet që kanë në dispozicion për të avancuar”, tha ai.
Më 27 dhjetor Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase tha se forcat ruse kanë nisur sulme të reja ndaj qyteteve në lindje të Ukrainës.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe që nga tetori ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën e energjisë ukrainase./rel
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele