Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar për sulmin që është bërë ndaj ekipit të Klan Kosovës gjatë ditës së djeshme në Zupç.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se KMDLNj sulmet e tilla i konsideron si shkelje të rënda të drejtave të njeriut, rrezikim të jetës së gazetarëve të cilët, ndonëse identifikohen lehtë si gazetarë.
“Gazetarët nuk mbrohen nga askush, gjatë përmbushjes së mandatit të tyre, EULEX-i dhe KFOR –i në radhë të parë, si institucione garantuese të sigurisë për faktin se Policia e Kosovës është e penguar ta kryejë mandatin që i takon sipas ligjit”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, KMDLNj-ja tha se vendosja edhe e dy barrikadave të tjera në veri paraqet pengesë shtesë për lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësive etnike, moshës, gjinisë si dhe bindjeve fetare.
“Vendosja e barrikadave, në sy të ndërkombëtarëve është inkurajim për forcat ekstremiste dhe njësitë paramilitare, të armatosura dhe të maskuara dhe legalizim i shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut, nga e drejta për jetë si e drejta kryesore, te pamundësia e lirisë së lëvizjes, qasjes në shërbime publike, shkollim, shëndetësi dhe të tjera që e krijon një rreth të mbyllur për liri të lëvizjes, të ndara në baza etnike”.
“Institucionet e Kosovës, përveç deklarimeve publike nga ambiente të sigurta nuk janë në gjendje, për shkaqe objektive dhe subjektive të ndërmarrin asnjë veprim që do t’i eliminonte këto barrikada fizike, si kusht i domosdoshëm për një marrëveshje politike që do ta rikthente qoftë edhe pjesërisht normalitetin në atë pjesë të Kosovës, e kontrolluar nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare!”, thuhet në reagim. /arbresh.info/
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...