Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka mbajtur konferencë për medie lidhur me punën e Kuvendit gjatë këtij viti.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se janë miratuar 102 projektligje.
Kusari-Lila tutje deklaroi se gjatë këtij viti, Kuvendi ka miratuar buxhetin më të madh ndonjëherë.
“Në seancat e mbajtura janë miratuar 102 projektligje për derisa 49 janë në procedurë. Gjatë këtij viti Kuvendi ka miratuar buxhetin me te madh të miratuar ndonjëherë, 3.2 miliardë në afatet e parapara sipas rregullores. Kuvendi ka ratifikuar 27 marrëveshje ndërkombëtare”.
“Në Kuvend janë parashtruar 239 pyetje parlamentare ne funksion të përgjegjësisë së Qeverisë. Grupi ynë parlamentar ka pasur tri nisma ligjore. Kuvendi ka pasur mbarëvajtjen më të mirë ndonjëherë në raport me takimet e komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim”, tha Kusari-Lila.
Sa i përket Kodit Civil, ajo ka bërë të ditur se është në procedurë për vitin 2023.
“Ka pasur diskutime të shumta, por besoj se flasim për një dokument shumë të rëndësishëm në raport me rregullimin e jetës së qytetarëve. Jam e bindur se do të kemi një proces të suksesshëm”, është shprehur tutje Kusari-Lila para gazetarëve.
Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, shtoi se në legjislaturën aktuale po bëhet puna më e mirë në krahasim me legjislaturat e kaluara.
“Është puna më e mirë që është bërë në miratimin e ligjeve krahasuar me legjislaturat e kaluara. Puna kryesore në Kuvend është ajo që bëhet në komisione që shpeshherë është jomjaftueshëm publike”.
“Gjatë këtij vitit janë trajtuar 213 projektligje në Komisione. Kemi pasur raportime të ministrave e drejtuesve të institucioneve të Kosovës”, përfundoi Rrustemi/arbresh.info/
Krasniqi-Kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...