BE uron besimtarët e krishterë në Shqipëri: Krishtlindje të gëzuara!

13:00 | 25 Dhjetor 2022
A Z

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët në Shqipëri.

Përmes Twitterit, delegacioni i BE-së thotë se “dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë”.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në Shqipëri!”, shkruan ambasada e BE-së në Tiranë.

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, ka shkruar se 2022-shi ka qenë një vit kyç në përafrimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Gjersa jemi drejt mbylljes së vitit 2022, mund të shohim se ka qenë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë. Hapja e negociatave dhe samiti i mbajtur në Tiranë janë pikat kyçe që përafrojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruan Hohmann./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme