Fëmijët nga qytete të ndryshme të Kosovë tash e sa kohë gëzohen me pako të dhuratave që u jepen prej fëmijëve nga Gjermania, shkruan arbresh.info
Varfëria dhe padrejtësitë sociale mbesin ende një pikë kryesore e parregulluar në Kosovë.
Për këtë shumë organizata në vend janë angazhuar në mënyrë që të zbusin sadopak gjendjen e krijuar tash e sa vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Një funksion të tillë po e kryen edhe “ADRA Kosova”, organizatë humanitare jo-fitimprurëse, joqeveritare, ku qëllim primar ka ofrimin e ndihmës humanitare dhe zbatimin e programeve zhvillimore, shkruan arbresh.info.
Milan Bogojeviç, menaxher në “ADRA Kosova”, për arbresh.info tha se kjo organizatë është qe disa vite në Kosovë dhe ka funksionuar deri me tani me projektin “Fëmijët për Fëmijët”.
Bogojeviç thotë se këto dhurata kryesisht shkojnë tek fëmijët me gjendje të dobët ekonomikisht, për t’i gëzuar ata në festat e fundvitit.
“ADRA nga Gjermania, projekti që ekziston afër 20 vjet në Kosovë dhe u shpërndajnë dhurata fëmijëve që janë më të dobët ekonomikisht. Këto vitet e fundit, në veçanti jemi fokusuar kryesisht tek fëmijët që janë me nevoja, fëmijët që janë me sëmundje të sheqerit e të ndryshme. Organizata joqeveritare në Pejë, Prizren, Gjilan dhe Prishtinë edhe këtë vit është fokusuar te fëmijët në çerdhe private dhe jemi shumë të gëzuar kur e shohim në fytyrën e tyre buzëqeshjen që kemi arritur ti realizojmë ato për çka edhe kemi ardhur”, tha ai.
Bogojeviç bënë të ditur se janë rreth 3400 dhurata që janë sjell në Kosovë të financuara nga kjo organizatë dhe ato do tu shpërndahen kryesisht fëmijëve në Prishtinë dhe Pejë.
“Projekti quhet “Fëmijët ndihmojnë Fëmijët” dhe e gjitha financohet nga ADRA nga Gjermania. Edhe në këtë rast po shfrytëzoj rastin të falënderoj Adrën gjermane që edhe në këtë vit, na ka ofruar një kamion me rreth 3400 dhurata. Tani jemi në fokus t’i shpërndajmë kryesisht në Prishtinë dhe në Pejë”, u shpreh Bogojeviç.
ADRA në Kosovë funksionon që nga viti 2000, ndërsa Bogojeviç tregon që as pandemia Covid-19 nuk i ka ndaluar në shpërndarjen e dhuratave.
“Unë jam që pesë vit këtu. Ky projekt “Fëmija ndihmon fëmijën” ekziston prej vitit 2000 e tutje dhe mundohemi çdo vit t’i ndihmojmë fëmijët, madje edhe kur ishte Covid-19 ne nuk jemi ndal. Jemi munduar t’ ju shpërndajmë më shumë organizatave joqeveritare. Ne mundohemi t’i gëzojmë fëmijët dhe kur të i shohim që ata janë të gëzuar edhe ne jemi të lumtur që ja kemi arritur qëllimit”, potencoi tutje ai.
Në prag të festave të fundi vitit Bogojeviç ka një porosi për qytetarët.
“Kam edhe unë një porosi që çdo kush mund të ndihmoje dikë. Ne s’mund të i ndihmojmë të gjithë, kryesisht mundohemi t’i ndihmojmë me një paketë, me një çokollatë ose çfarëdo që të ketë në paketë brenda mundësive tona. Doja t’i uroj të gjithëve urime Viti i Ri. Shpresoj që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ky që po e lëmë pas”, përfundon ai.
Ndryshe, organizata “ADRA” i kapërcen kufijtë kulturorë dhe gjeografikë duke mundësuar dhe përfaqësuar të pambrojturit dhe të harruarit dhe duke arritur ndryshime të bazuara në fakte në jetën e individëve dhe shoqërisë./arbresh.info/Ejona Hyseni/
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...