Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë të përbashkët me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kurti foli për të arriturat e qeverisë së tij gjatë këtij viti që po e lëmë pas, transmeton arbresh.info.
I pari i qeverisë e quajti vit të suksesshëm vitin 2022 për sektorin e energjisë në Kosovë.
Ai njoftoi se janë ndarë 85 milion euro nga buxheti i Republikës së Kosovës për për të eliminuar pengesat, vështirësitë të cilat i kanë qytetarët dhe bizneset në përballje me këtë krizë të madhe.
Kurti kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të intensifikojnë kursimin e energjisë elektrike gjatë muajve në vijim.
“Muajt në vijim, veçanërisht janari e shkurti, do të jenë periudha më kritike, kur temperaturat bien e çmimet në tregjet evropiane ngriten edhe më shumë. Andaj, të dashur qytetarë të gjithë juve secilën e secilin prej jush, ju lus që të vazhdoni e ta intensifikoni kursimin e energjisë gjatë muajve në vijim”, u shpreh Kurti.
Në fund kryeministri kërkoi nga bizneset dhe komunat që nuk po e kursejnë energjinë elektrike ta bëjnë një gjë të tillë, në të kundërtën nuk mund të bëhet subvencionimi nga buxheti i shtetit.
“Ndërsa komunat e bizneset tek të cilat fatkeqësisht nuk kemi parë një nivel të tillë kursimi, i lusim që të shtojnë përpjekjet në këtë drejtim. Në të kundërtën, subvencionimi nga buxheti i shtetit – me para të taksapaguesve – për bizneset e komunave nuk do të mund të bëhet në të ardhmen”, deklaroi Kurti
Fjala e tij e plotë:
Sot jemi këtu bashkë me Ministren e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, në përmbyllje të një viti sfidues por të suksesshëm për sektorin e energjisë në Kosovë.
Gjatë vitit 2022, pra deri më sot, kemi ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës mbi 85 milionë euro, për të eleminuar pengesat, vështirësitë të cilat i kanë qytetarët dhe bizneset tona në përballje me këtë krizë të madhe.
Me subvencionimin e faturave të energjisë për të gjithë, që nga shkurti i këtij viti ne, kemi mundësuar që:
– të evitojmë rritjen e çmimit të energjisë për familjet të cilat konsumojnë 800 kWh;
– të zbusim dukshëm rritjen e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë mbi 800 kWh; si dhe
– të evitojmë rritjen e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë 800 kWh, të gjitha bizneset, komunat e institucionet publike. Kështu duke i ndihmuar bizneset në një periudhë të rimëkëmbjes pas pandemisë, duke u mundësuar çmime të energjisë disa fish më të lira sesa bizneset tjera në vendet e tjera të rajonit.
Për të ditur se sa jeni subvencionuar për secilin muaj nga shkurti deri në nëntor 2022 këto mund t’i gjeni si të dhënat në web faqen e KESCO-s.
Me subvencionimin shtesë të kursimit të energjisë që nga shtatori, vetëm për familjet që ulin konsumin e energjisë:
Kemi ndihmuar mbi 161 mijë familje në muajin shtator dhe mbi 202 mijë familje në muajin tetor. Pra, është rritur numri i atyre që kursejnë përveç se është rritë kursimi.
E për të ditur se sa jeni subvencionuar për muajt shtator dhe tetor mund ta shihni në web aplikacionin e furnizuesit KESCO, por edhe në faturat tuaja.
Ne kemi bërë shpërblim për ata që kursejnë dhe shpërblimi ka vlerën e dyfishit të kursimit, andaj edhe kemi pa numër raste të zvogëlimit të faturave.
Me subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, skemën e kemi hapur për të gjithë qytetarët, por me një kujdes të veçantë për përfituesit e ndihmës sociale dhe nënat vetushqyese.
Kemi ndihmuar 7400 familje duke i financuar 40-90% të vlerës së pajisjeve, duke u mundësuar atyre që të mbajnë shtëpitë e tyre më ngrohtë, duke shpenzuar deri 60-80% më pak energji elektrike, që u ndihmon gjithashtu të përfitojnë nga subvencioni i kursimit.
Me këto masa, kemi balancuar nevojën për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve të energjisë me nevojën për të rritur efiçencën e për të ulur konsumin e energjisë, dhe gjithnjë duke qenë në përputhje me strategjinë afatgjate për sektorin e energjisë. Në forumet rajonale e evropiane, masat tona – si dhe struktura tarifore që nxitë kursimin – janë përdorur si shembull i mirë për menaxhimin e krizës.
Si rezultat i këtyre masave dhe bashkëpunimit të qytetarëve, kemi arritur të ulim konsumin e energjisë elektrike mbi 8% në krahasim me vitin e kaluar. Në veçanti, kemi ulje të konsumit nga amvisëritë, madje me 15% në nëntor, në krahasim me nëntorin e vitit 2021. Kjo ulje është veçanërisht për t’u vlerësuar meqë vjen pas një periudhe 5 vjeçare të rritjes vjetore deri mbi 10% në vitet e kaluara. Pra, vit pas viti kemi pasur rritje edhe mbi 10 për qind, ndërkaq kësaj radhe kemi kursim të energjisë elektrike 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar, me ç’rast posaçërisht pra amvisëritë me 15 për qind në nëntor. Tanimë, ky kursim na ka kursyer dhjetëra miliona euro të qytetarëve të buxhetit të shtetit, dhe ka kontribuar që të kemi furnizim të rregullt me energji elektrike përkundër krizës. Andaj, dua të falënderoj të gjithë qytetarët për vetëdijen e lartë të treguar në përballje me këtë krizë.
Përderisa shënojmë arritjet tona të përbashkëta, bashkë me ju qytetarë të Republikës së Kosovës, duhet të theksojmë se situata e menaxhuar mirë deri më tani nuk duhet të na japë ndjesinë e rehatisë. Tanimë gjatë këtij muaji kemi parë çmime mbi 500 euro për një MWh, që është më se 8 fishi që ju qytetarë e paguani në fatura.
Muajt në vijim, veçanërisht janari e shkurti, do të jenë periudha më kritike, kur temperaturat bien e çmimet në tregjet evropiane ngriten edhe më shumë.
Andaj, të dashur qytetarë të gjithë juve secilën e secilin prej jush, ju lus që të vazhdoni e ta intensifikoni kursimin e energjisë gjatë muajve në vijim. Ndërsa komunat e bizneset tek të cilat fatkeqësisht nuk kemi parë një nivel të tillë kursimi, i lusim që të shtojnë përpjekjet në këtë drejtim. Në të kundërtën, subvencionimi nga buxheti i shtetit – me para të taksapaguesve – për bizneset e komunave nuk do të mund të bëhet në të ardhmen.
Të dashur qytetarë,
Ne si Qeveri do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zbutur ndikimin e krizës e për ta lehtësuar përballjen tuaj me të. Jemi bashkë në këtë ballafaqim, andaj nga këtu u bëj thirrje dhe inkurajoj që të vazhdoni të kurseni energjinë elektrike. Faleminderit! E tash po ja kaloj fjalën ministres Rizvanolli.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...