Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje.
Ai tha se fryma e kësaj feste është mirënjohja dhe dashuria për njëri-tjetrin.
“Fryma e Krishtlindjes na bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar. Mesazhi i saj vendos në zemrat tona një dëshirë për t’u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë. Uroj që ta kaloni këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur. Qofshi të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë! Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Konjufca.
Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, sot nga ora 18:00 do të organizojë pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes. Ndërsa, në orën 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes e udhëhequr nga ipeshkvi Dodë Gjergji në Katedralen Shën Nënë Tereza./arbresh.info/
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”