Një 32-vjeçar në Kolonjë të Shqipërisë ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta pasi kishte bërë një vizite te stomatologu.
Bëhet e ditur se Genti Isai kishte pasur shqetësime paraditen e sotme me një dhëmballë dhe ka shkuar te stomatologu.
Pasi ka marrë një recetë për qetësues është kthyer në banesë.
Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe familjarët e tij kanë lajmëruar ambulancën.
Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin, pa shenja jete.
Isain po e transportonin me automjet privat, drejt Spitalit të Ersekës, disa banorë të zonës.
Për momentin nuk përcaktohet dot qartë nëse ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në Spital.
Tashmë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Ndërkohë, në një sqarim shtesë pak më vonë, u bë me dije se, Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin, pa shenja jete.
“(Shtetasin G. I., po e transportonin me automjet privat, drejt Spitalit të Ersekës, disa bashkëfshatarë, sepse kishte humbur ndjenjat në banesë). Dhe për momentin nuk përcaktohet dot qartë nëse ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në Spital.”/A2/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...