Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar Raportin Përmbledhës të Punës gjatë vitit 2022, përkatësisht angazhimin në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Andin Hoti, kryesuesi i këtij Komisioni ka prezantuar një program të takimeve më Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur të Serbisë në luftën e Kosovës mirëpo për shkak të gjendjes në veri ai tha se takimet nuk janë zhvilluar.
Ai më tej ka shtuar se janë gërmuar 24 lokacione, ku gjashtë prej tyre kanë përfunduar ndërsa janë në proces edhe tri lokacione të tjera.
“Komisioni nuk është i vetëm në Institucionin e Kosovës që merret me fazën e personave të zhdukur por ka bashkëpunim regjional me mjekësinë ligjore policinë dje institucionet e tjera relevante”
“Për hir të transparencës në radhë të parë në radhë të dytë të informimit të familjarëve të personave të zhdukur dhe gjithë atyre që jetojnë në Kosovë kemi një prezantim të shkurtër për punën”.
“Shtrohet pyetja a po punojmë sa duhet, nuk po punojmë, por këto janë mundësit tona, mundësit e institucioneve tona për të zbardhë fatin e personave të zhdukur”.
”Ne nuk jemi thirrur të diskutojmë për çështje të veriut, dhe mendoj se nuk na lejohet me diskutuar për çështje të veriut por natyrisht mund të ketë dhe ka impakt sepse tensionet në palën serbe janë rrit. E dyta gjuha vulgare e pakuptueshme e Serbisë në këtë rast që të ndërhyjë ushtarakisht e gjërave të tjera natyrisht se në institucione shqetësojnë institucionet ku marrin pjesë e aq më pak gjykojmë të marrim pjesë në takime për persona që janë zhdukur para 23 viteve me dikë që thotë ne kemi për t’i vrarë edhe sot, është e pakuptimtë dhe nuk më takon me fol është çështje e Kryeministrit Kurti dhe e të tjerëve për siguri, besoj që arrin një marrëveshje shumë shpejtë, dhe të përmbyllet çështja”.
Avni Vrajolli, shef i Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, në Policinë e Kosovës, tha se gjatë vitit 2022 kanë arritur të sigurojnë 24 urdhëresa për gërmime vlerësuese, autopsi dhe identifikim në raste të personave të zhdukur.
“Gjatë vitit 2022 Policia e Kosovës në kuadër të veprimeve primare dhe trajtimit të informacioneve të siguruara dhe të mbledhura gjithmonë në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Gjykatën Themelore në Departamentin Special, dhe ka arritur të siguroj 24 urdhëresa për gërmime vlerësuese, autopsi dhe identifikim në raste të personave të zhdukur e që nga këto urdhëresa dy kanë qenë të bartura nga ish-misioni Ndërkombëtar i EULEX-it e të cilat njëra nga këto ka qenë e vitit 2013”.
“Pra në total Policia e Kosovës ka zbatuar 24 urdhëresa në terren në bashkëpunim me partnerët si institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe mekanizmat tjerë duke përfshi edhe vet shoqata dhe familjarët e personave të zhdukur”.
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar tha se sfidë vazhdon të mbetet mungesa e informacioneve të besueshme, raporton eo.
”Edhe viti 2022 siç u prezantua edhe nga kryesuesi i Komisionit, por edhe nga kolegu i Policisë, ka qenë vit i angazhimeve dhe përpjekje të mëdha po të njëjtën edhe i sfidave të mëdha edhe ndjeshmërisë së procesit por edhe këtij procesi”.
”Para së gjithash me dy sfida që po përballemi gjatë këtyre foto vazhdojnë të mbeten mungesa e informacioneve të besueshme dhe çështja e mbetur e paidentifikuar për çka mbete nën kujdesin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...