Seksioni i Shkencave Shoqërore në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të dokumentit “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” nga kryeakademiku Mehmet Kraja.
Në reagim thuhet se Seksioni i Shkencave Shoqërore distancohet nga një dokument i tillë që është publikuar në faqen e ASHAK-ut derisa thonë se ai tekst është i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja dhe se s’ka qenë i autorizuar për publikim.
“Seksioni i Shkencave Shoqërore distancohet nga Dokumenti i publikuar në faqen zyrtare të AShAK dhe sqaron se ai tekst është i Kryetarit të Akademisë, z. Mehmet Kraja, i paautorizuar për publikim. Seksioni, që në fillim e ka kundërshtuar publikimin e këtij teksti joshkencor në emër të Akademisë, që shihet nga Procesverbali i mbledhjes së 26 janarit 2022!”, thotë emaili.
“Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen Kryetarit të ASHAKut, z. Mehmet Kraja, për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit në krye të të cilit është. Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjell përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga email-i zyrtar i ASHAK-ut.
“Për shkak të papërgjegjësisë dhe veprimeve imponuese dhe arbitrare, Seksioni i Shkencave Shoqërore kërkon nga z. Kraja reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”.
“Nëse z. Kraja nuk reflekton karshi përgjegjësisë institucionale dhe morale, Seksioni i Shkencave Shoqërore do të iniciojë veprime tjera statutore”, shkruan në letrën e nënshkruar nga Gjyljeta Mushkolaj, Anëtare Korrespodente.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”