Musliu e quan Kurtin “hajgarexhi”, kundërpërgjigjet Konjufca

13:29 | 23 Dhjetor 2022
A. B.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është ‘përplasur’ me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Musliu i tha Kurtit se shumë ministri po funksionojnë vetëm me ushtrues detyre.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, MASHT, Ministria e Drejtësisë, MPJD, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Industrisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Administratës e Pushtetit Lokal, dhe gjithashtu Ministria e Zhvillimit Rajonal”, kanë qenë ministritë që ka përmendur Musliu.

Por, në fjalën e tij, Kryeministri i vendit tha se për MAShT një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi ka sekretare aty.

“Së pari deputetja Musliu për MASHT s’ështe e vërtetë, pra ju po flisni kur i keni marrë të dhënat, po ku e di unë kur i keni marrë të dhënat. Unë i di shumë gjëra, por nuk e di kur i keni marrë të dhënat. Nuk është e vërtetë për MASHT qe është me ushtrues detyre”, tha Kurti.

“Ky hajgarexhia këtu 40% te elektoratit te tij i ka quajtur analfabetë funksionalë, ky hajgarexhia këtu e ka bo shtetin llugë, nuk i shiten më mashtrimet, nuk i shiten më rrenat, ti je vetëm një hajgarexhi”, tha Musliu.

E kësaj deklarate të Musliut iu përgjigj kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i kërkoi deputetes  së PDK-së të ketë kujdes me gjuhën pasi po flet me Kryeministrin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme