Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti i LDK-së, Anton Quni, sot ka pasur kritika për qeverinë dhe kryeministrin Kurti lidhur me situatën e fundit në veri të vendit.
Ai tha se kërkesës së arsyeshme të ShBA-ve, Kurti iu përgjigj me faza, duke i thënë se miqësia me aleatë nuk forcohet me këste e kushte.
“Ishte një kërkesë shumë dashamirëse dhe e arsyeshme nga aleati ynë më i besueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkrahur fuqishëm nga partnerët evropianë”.
“Ju kryeministër, aleatit të Kosovës iu përgjigjet me faza e fraza, me periudha e etapa, e të tjera. Kryeministër, nuk bën të forcohet miqësia me kushte e rata e këste”.
Tutje, Quni tha se ai mund të tregojë pushtet në raport me opozitën, por, ai i tha se Kosova nuk është e qeverisë, por e popullit.
“Kryeministër, mundesh me u ndi i pushtetshëm me opozitën, mund të vazhdosh ta ushtrosh pushtetin me mospërfillje e cinizëm me padëgjueshmëri e populizëm mirëpo Kosova nuk është e qeverisë. Është e popullit, andaj këtu po flasim për Kosovën e të gjithëve”, theksoi Quni./arbresh.info/
Vëllai i Madh e çon Edin direkt në nominim për sjelljet e kë...
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...