Pacolli i reagon Mehmet Krajës, e quan zëdhënës të propagandës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë

12:09 | 23 Dhjetor 2022
L G

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), dhe ish- ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli,  i ka reaguar kryetarit të akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, i cili e kishte akuzuar Pacollin për sjelljen e disa njohjeve në mënyrë korruptive.

Pacolli përmes një postimi në Facebook e quan Krajën zëdhënës të denjë të propagandës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

“Zoti Kraja, unë jam një person që kam kaluar gjithë jetën time duke u përpjekur të ndihmoj të tjerët, por nëse dikush mendon ndryshe, një është e sigurt, që nuk kam lënduar, fyer apo ofenduar njeri. Kjo është kultura ime e trashëguar. Duke lexuar atë pamflet që ju e publikuat, u habita jashtëzakonisht se si një person që pretendon se e do vendin e vet, përmes një pamfleti politik dhe propagandistik bëhet zëdhënësi më i denjë i propagandës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë”, shkruan Pacolli./arbresh.info/

Reagimi i plotë:

Të ngjashme