Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Z. Sh nën dyshimin e dy veprave penale “Grabitje dhe mbatja e armës”.
Sipas një njoftimi për media ekziston dyshimi se i pandehuri nën kërcënimin e armës hyn në një market dhe e detyron të dëmtuarën të ia jap parat e arkës në vlerë prej 150 deri 200 euro.
“Ekziston dyshimi bazuar se me datën 20.12.2022 rreth orës 22:50 minuta, në lagjen ‘Arbëria’, në Gjilan, marketin ‘Bum’, i pandehuri i lartcekur me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër me qëllim përvetësimit të pasurisë së kundërligjshme për vete, i veshur me tesha të zeza nën kërcënimin e armës dhe përdorimit të së njëjtës për ta rrezikuar jetën e njerëzve hynë në market me revole në dorë.
Duke i bërtitur të dëmtuarës me fjalët qiti paret dhe duke e detyruar të njëjtën që t’ja jep arkën me para ku i njëjti i merr parat në vlerë prej 150 deri 200€, dhe ikë me vrap nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Velekincë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, me këto veprime i pandehuri Z. Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale grabitje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, duke marr për bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre penale si dhe pasojat të cilat i janë shkaktuar të dëmtuarës, po ashtu edhe karakteristikat personale të të pandehurit pasi që i njëjti nga data baza e të dhënave të policisë dyshohet edhe për disa vepra tjera penale të ndryshme. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...