Google ADS

Albina Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

07:18 | 23 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH, ka përfunduar me fitues Albina dhe Familja Kelmendi.

Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikutm ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe cmimin e dytë të festivalit të këngës me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme, ju falenderoj shunë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.

Elsa Lila `rrëmben` çmimin e parë

Elsa Lila është fituesja e parë e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Me këngën “Evita”, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh, ndërsa u vlerësua nga juria me pikët maksimale.

“Jam shumë ë lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni”, u shpreh Elsa Lila pasi u ngjit në skenën e madhe për të marrë çmimin.

Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, ndërsa në vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën “Atomike./rtsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme