Google ADS

Një anije ruse shumë pranë Shqipërisë, kërcënohet gazsjellësi TAP

21:57 | 22 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Rusët provokojnë në ngushticën e Otrantos, një vend ku janë përqendruar rrjetet që transportojnë gazin, energjinë dhe trafikun e internetit mes Italisë dhe Ballkanit. “Akademik Pashin”, një anije naftëmbajtëse e madhe ruse, qëndroi praktikisht e palëvizshme për orë të tëra në pikën më të ndjeshme: atë ku ndodhen tubat e Gazsjellësit Trans Adriatik, ‘çezma’ që përcjell furnizime alternative me gaz metan. Është një anije shumë e veçantë: një rimbushëse skuadriljeje, që synon të shoqërojë ekspeditat me rreze të gjatë të flotës së Moskës, por që përdoret shpesh për të spiunuar aktivitetet e NATO-s.

Lëvizjet e “Akademik Pashin” janë përshkruar nga disa analistë se pavarësisht se ishte një repart ushtarak, ajo mbante të ndezur sistemin që transmetonte pozicionin. Ekspedita e anijes filloi javën e kaluar nga porti sirian i Tartous, foleja e marinës ruse në Mesdhe. Që prej ditës së djeshme ajo ndodhet në Kanalin e Otrantos. Fillimisht u ndal në kabllon e nëndetëses OteGlobe, një lidhje me fibra optike që lidh Barin me Greqinë. Pastaj ajo u zhvendos drejt tubit të zhytur të TAP.

130 metra e gjatë, “Akademik Pashin” është anija më moderne e këtij lloji në shërbim në forcat e armatosura ruse: misioni i saj debutues në prill 2020 ishte spiunazhi i provave të nëndetëses bërthamore franceze Suffren. Në gusht ajo nisi lundrimin nga Balltiku dhe u drejtua në jug, e ndjekur menjëherë nga Marina Mbretërore Britanike dhe avionët zbulues amerikanë: më 24 gusht ajo hyri në Mesdhe dhe ka vazhduar aktivitetet e saj që atëherë.

Ajo nuk është vetëm por shoqërohet nga një luftanije ruse, e armatosur me raketa lundrimi: dy ditë më parë një satelit Sentinel fotografoi anijen misterioze. Ishte vetëm katër kilometra nga kryqëzori amerikan “Leyte Gulf”, i cili shoqëron aeroplanmbajtësen “George Ë. H Bush”. Në zonë ndodhet edhe anija luftarake italiane “Andrea Doria”, e angazhuar në një stërvitje të Aleancës Atlantike. Pas mbërritjes së njësive ruse, helikopterët e marinës amerikane bënë fluturime të gjata vëzhgimi, me mbështetjen e një avioni me dy motorë P72 të Forcave tona Ajrore: një lojë e madhe lufte në brigjet e Pulias.

Zona e kësaj sfide detare është mu në mes të Adriatikut, pranë Garganos. Ky është operacioni i shumëfishtë i nisur nga Moska për të mbajtur presionin ndaj NATO-s, duke treguar gatishmërinë për të përdorur çdo mjet dhe për të dëshmuar për një prani agresive edhe në Mesdhe.

Situata të këtij lloji kanë ndodhur shpesh që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke i shndërruar brigjet italiane në frontin e dytë të konfliktit. Tani për herë të parë është shtuar lundrimi kërcënues në tubacionet e energjisë, duke këmbëngulur në pozicionin e TAP: një gazsjellës që del nga fushat e Azerbajxhanit që është bërë strategjik pas ndërprerjes së flukseve nga Rusia. Jo çuditërisht, misioni i “Akademik Pashin” u nis pas vendimit evropian për vendosjen e një tavani të çmimit të gazit për të shmangur shantazhet nga Kremlini. Një veprim që zëdhënësi i Putinit e quajti “të papranueshme”, duke premtuar se “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. Përkthyer nga “La Repubblica”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme