Google ADS

Nagavci: Buxheti për arsim për vitin 2023, do të rritet me 12%

21:03 | 22 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se vendimet që janë marra nga ana institucioneve të Kosovës, kanë bërë që të kemi përmirësim të sistemit arsimor në vend.

E para e arsimit në vend ka përmendur se janë miratuar ligje, udhëzime administrative dhe nismat të cilat qojnë në përmirësim të sistemit arsimor në vend.

Ajo ka përmendur se sfidë ka qenë fillimi i grevës në arsim në fillim të vitit shkollor. “Shpresoj dhe besoj se ajo grevë ka qenë fundit e organizuar në këtë mënyrë, me mosmbajtje të mësimit në shkolla dhe në kopshtet tona”, tha ajo sonte në një intervistë në RTK.

Sipas saj, buxheti për arsim për vitin 2023, do të rritet me 12 përqind, e nëse përfshihet edhe viti 2022, është në rritje prej 24 për qind nga kjo qeveri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme