Google ADS

Halimi për foshnjën në Pejë: E çuditshme heshtja e Qeverisë

18:15 | 22 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, me rastin e foshnjës që u fut në lavatrice në Pejë, ka kritikuar heshtjen e Qeverisë.

Ajo ka thënë se kjo është e çuditshme dhe gjithashtu ka kritikuar edhe mungesën e një ministri të shëndetësisë.

“Çuditërisht asnjë reagim nga kryeministri e kabineti i tij lidhur me skandalin e foshnjës në Pejë. Shqetësuese dhe e papranueshme që me gjithë problemet me të cilat po ballafaqohet shëndetësia, pozita e ministrit të mbetet e zbrazët, ashtu si përmbajtja e kësaj qeverie”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme